Lëvizja Vetëvendosje në Therandë mbrëmë ka mbajtur një tubim elektoral me banorët e fshatit Bukosh, ku përveç deputetit Albin Kuri, ka marrë pjesë kandidati për kryetar të Therandës, Sali Zyba, si dhe kandidatët për Kuvend Komunal.
Para të pranishmëve janë shpalosur 20 zotimet e VV për ndryshimin që i duhet Therandës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arsimi dhe shëndetësia do të jenë fushat ku me shpejtësi do të ndërhyjmë e me ç'rast do të ndikohet direkt në shëndetin e cilësinë e mësimit për fëmijët e komunës sonë. Shujta (Kifle dhe qumësht falas) për të gjithë fëmijët në klasat 1-5, pastaj kontrolle sistematike për nxënësit, kënde të leximit e përzgjedhja e drejtorëve nga komuniteti do të jenë disa nga masat tona të shpejta. Mbështetja e madhe që banorët po i japin Lëvizjes këto ditë na tregoi edhe një herë se fitorja jonë është afër”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Këto janë zotimet e VV-së për Therandën:
Rritje e buxhetit për subvencioneve në bujqësi dhe mbështetje për orientimin e projekteve për prodhim.
Ndërtimi i Tregut të prodhimeve bujqësore për 7 ditë në javë, i mirëmbajtur nga Komuna dhe pa taksa për bujqit, fermerët e Therandës.
Zgjerimi, mirëmbajtja dhe modernizimi i rrjetit të ndriçimit publik, vendosja e paneleve ndriçuese për ngritjen e sigurisë në komunikacion si dhe qasja e papenguar në trotuare.
E-kiosku – Çdo banor i Komunës mund të pajiset me 5 certifikata të ndryshme me çmim të njëjtë, në kohë shumë të shkurtë (2-3 min) shtatë ditë në javë për 24 orë.
Riorganizimi tërësor i shërbimeve për qytetarët dhe i administratës – dixhitalizimi i marrjes se dokumenteve, zgjatja e orarit për shërbimet komunale, sistemi i pritjes i modernizuar.
Ndalja e të gjitha ndërtimeve pa leje.
Qasje e lehtë e personave me nevoja të veçanta në hapësirat publike.
Shujta (Kifle dhe qumësht falas) për të gjithë fëmijët në klasat 1-5.
Përzgjedhja e drejtorëve të shkollave me pjesëmarrjen aktive të komunitetit.
10. Krijimi i këndeve të leximit në të gjitha shkollat si dhe funksionalizimi e krijimi i fushave për lojëra ku do të kenë qasje edhe banorët pas orarit mësimor.
11. Hapja e 4 çerdheve të reja publike me bazë në komunitet në Therandë, Mushtisht, Studençan e Bllacë.
12. Planifikimi i programit “Kursimet e Komunës” për familjet në kushte të rënda sociale.
13. Vizita të rregullta sistematike mjekësore e stomatologjike në të gjitha shkollat për klasat 1 dhe 5.
14. Dezinsektimi në të gjithë territorin e Komunës me kalendar të rregullt.
15. Funksionalizimi i Bashkësive lokale, këshillat e lagjeve, plan vjetor i tubimeve të rregullta me qytetarë për përcaktimin e përbashkët të prioriteteve buxhetore.
16. Planifikimi i impiantit të ujërave të zeza në Mushtisht dhe Zonë Industriale si model për zgjidhje të tërësishme.
17. Lirimi i trotuareve ekzistues dhe ndërtimi i trotuareve të reja në rrugët e Therandës.
18. Shtrirja me faza e rrjetit të kanalizimit dhe ujit të pijshëm në të gjitha vendbanimet dhe zbatimi i planit të masave për pastrimin e shtretërve të lumenjve.
19. Rritja e cilësisës në investime publike përmes mbikqyrjes profesionale.
20. Shfrytëzimi i objekteve publike si Qendra Socio-kulturore në zonat rurale - do të kthehen në shfrytëzim të gjitha objektet tashmë jofunksionale për aktivitete të ndryshme socio-kulturore në lagje e në fshatra të mëdha.