Policia në Skenderaj ka thënë se nuk arrin ta vë nën kontroll festën e simpatizantëve të PDK-së në qendër të qytetit, edhe pse nuk raportohet për ndonjë problem.
Rezultatet e para tregojnë se koalicioni PAN është duke prirë në këto zgjedhje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Skenderaj shihet një numër i madh i simpatizantëve të PDK-së me flamuj të tyre.
Edhe në Deçan, Kohavision ka përcjellur atmosferën e simpatizantëve ku dëgjohen duke bërtitur emrin e Ramush Haradinajt dhe që një numër i madh i tyre shprehen të bindur se ky koalicion do të ketë sukses.
Rezultatet preliminare të DnV-së për 1743 ose 70% të vendvotimeve të numëruara janë Koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) 34.2 %, Koalicioni LAA (LDK-AKR-Alternativa) 25.8 %, LVV 26.3 %.