Sport

Interi befasohet në shtëpi

Interi është befasuar në shtëpi pasi ka humbur 1 me 2 nga Sampdoria në ndeshjen e xhiros së 30-të në Serie A.

Danilo D’Ambrosio shënoi golin e parë për të kaluar Interin në epërsi, por dy gola të Sampdorias në pjesën e dytë shokuan vendasit.

Patrik Schick dhe Fabio Quagliarella shënuan golat për humbjen e nëntë të Interit sivjet.

Interi mbetet i gjashti me 55 pikë në tabelë, tri më pak se Atalanta, që si e pesta është ekipi i fundit që merr pjesë në garat evropiane.