Sport

Kryeziu: Na mungoi përvoja dhe fati

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu ka thënë se përfaqësueses i mungoi përvoja dhe fati gjatë ndeshjes me Islandën.

Kosova sonte pësoi disfatë nga Islanda me rezultat 2 me 1, mirëpo Kryeziu ka thënë se ekipi po vazhdon të përmirësohet.

“Na mungoi përvoja dhe fati. Por çdo ditë po përmirësohemi. Kemi pritur Islandën më sulmuese. Ne bëmë gabime, na duhet kohë sepse jemi përfaqësuese e re, mirëpo besoj që kemi treguar një lojë të mirë”, ka thënë Kryeziu.