Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, pret përballje shumë të vështirë me Islandën në ndeshjen e ardhshme të Grupit I kualifikues për Botërorin Rusia 2018.
Në një intervistë për KTV-në ai ka treguar pritjet e tij dhe ku pret t’i ketë vështirësitë më të mëdha që të ndalin Islandën.