Sam Allardyce ka konfirmuar se Evertoni është i interesuar në transferimin e Theo Walcott nga Arsenali dhe se bisedimet janë duke vazhduar.
28-vjeçari pritet të largohet nga londinezët pasi ka dështuar të gjejë një vend në formacionin e Arsene Wengerit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEvertoni është duke i prirë garës për shërbimet e anglezit dhe Allardyce ka konfirmuar se kanë bërë kërkesë zyrtare për transferimin e tij.
“Nëse arrijmë ta sigurojmë, do të isha i lumtur. Nëse e sigurojmë do të ishte përforcim shtesë për ne në fazën e sulmit”, ka thënë Allardyce.
“Janë dy-tri arsye [për interesim]: golashënues, i shpejtë, përvojë dhe është i mirë në asistime me harkimet e tij. Nëse është i mundur, do të ishte mirë. Nuk ka asgjë konkrete, por bisedimet po vazhdojnë”.