Basketbollisti Lis Shoshi ka debutuar me humbje te skuadra e tij e re, ajo lituane Pieno Zhvaigzhdes.
Pieno të dielën mbrëma në kuadër të javës së 15-të të Superligës së Lituanisë humbi nga Juventus Utenos me shifrat 93:81, shkruan sot “Koha Ditore”. Për skuadrën e re të Shoshit kjo ishte humbja e katërt rresht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendra pejane skuadrës lituane iu bashkua dy ditë më parë, ndërsa të dielën në parket i kaloi 17 minuta. Gjatë tyre shënoi pesë pikë, ndërsa pati edhe një kërcim.
Ndërkohë Dardan Berisha ka vazhduar me fitore në Çeki. Skuadra e tij, CEZ Nymburk të shtunën fitoi ndaj Olomouckos me rezultatin 119:92.
CEZ-i prin në kampionatin çek me 15 fitore të shënuara në po aq ndeshje. Fundori Berisha ndeshjen e mbylli me 11 pikë të shënuara për 19 minuta lojë. Pati edhe pesë asistime e pesë topa të rrëmbyer.