Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me portierët që ka në dispozicion.
Liverpool nuk po arrin assesi të rehatohet me portierët aktual që ka në ekip.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSimon Mignolet dhe Loris Karius me gabimet e tyre shumë herë i kanë kushtuar me pikë skuadrës nga Anfield dhe kjo ndodhi edhe të premten në derbin ndaj Arsenalit, ku belgu Mignolet bëri disa gabime dhe në fund Liverpooli mori vetëm një pikë nga barazimi 3:3, transmeton ksp.
Edhe Jurgen Klopp nuk është i kënaqur nga paraqitjet e dy portierëve dhe sipas medieve angleze, Liverpool ka bërë gati një ofertë për ta nisur në drejtim të Parisit.
Objektivi i tanishëm i Liverpoolit është portierit gjerman i PSG-së, Kevin Trapp.
27-vjeçari nuk është më zgjedhje e parë në klubin francez dhe po kërkon largimin gjatë janarit.
Liverpooli është i gatshëm të paguajë 10 milionë euro për Trappin dhe mund të ndodhë që ai gjatë janarit të transferohet në Anfield.