Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guerrero i përkushtuar të pastrojë emrin

Kapiteni i Perusë, Paolo Guerrero, thotë se është i pafajshëm dhe se do të luftojë për të pastruar emrin, pasi FIFA ka reduktuar dënimin e tij për doping në gjashtë muaj nga një vit sa ishte më herët, duke ia mundësuar kështu të luajë në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi.

Guerrero, 33-vjeçar, që luan për Flamengon në Brazil, është suspenduar nga FIFA më 8 dhjetor, pasi rezultoi pozitiv për kokainë pas barazimit 0:0 të Perusë me Argjentinën në ndeshjen eliminatore për Botëror, të zhvilluar në tetor, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

FIFA ka reduktuar dënimin e tij të mërkurën mbrëma, por Guerrero prapë nuk është i lumtur.

"Qartë se nuk jam i lehtësuar, është shumë e rëndësishme për mua që të vazhdoj të luftoj për të dëshmuar pafajësinë time", ka deklaruar Guerrero të enjten në Rio de Janeiro. "Nuk jam i qetë edhe pse më është reduktuar dënimi, do të luftoj për të dëshmuar pafajësinë time. Është vërtet padrejtësi që ata më ndëshkuan pasi unë kam treguar se jam i pafajshëm dhe do të vazhdoj të dëshmoj këtë derisa të zgjidhet problemi. Unë nuk kam bërë asgjë gabim"...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)