Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa nuk ka të ndalur

Besa FamGas e ka fituar me rezultat bindës derbin dhe ka vazhduar marshimin drejt titullit të ri në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa të dielën në palestrën “Karagaçi” në Pejë e mposhti Prishtinën me rezultatin 33:25.

Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), por u vlerësua derbi i tërë stinorit vjeshtor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy skuadrat i kishin fituar të gjitha gjashtë ndeshjet e para dhe kjo shihej si një mundësi që Besa më në fund të kishte një rival të denjë në Superligë. Ndeshja u vlerësua e fortë, por, megjithatë, në fund fitorja e ekipit pejan ishte bindëse.

Është ky edicioni i tretë që Arben Muqolli e drejton Besën. Me të në krye, skuadra në edicionin e parë e pati vetëm një barazim fare në fund, ndërsa në të dytin pati vetëm fitore. Edhe në edicionin 2017/18 po ka vetëm fitore bindëse. Në ekipin pejan i janë gëzuar ndeshjes së fortë me Prishtinën, ndërsa kanë uruar që edhe skuadrat e tjera t'i bëjnë rezistencë më të madhe.

Më efikasët te Besa ishin Goran Biljaka e Drilon Tahirukaj me nga tetë gola, ndërsa Kastriot Jupa pati shtatë. Te Prishtina u dalluan Deniz Terziqi me tetë gola, ndërsa Vlerson Zherka realizoi gjashtë herë. Besa prin në klasifikim me 14 pikë, ndërsa Prishtina mbetet e dyta me 12... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.