Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pastore i gatshëm të largohet nga PSG-ja

Javier Pastore është i gatshëm të largohet që në janar nga ‘Parku i Princave’.

Argjentinasi nuk ka gjetur vend në formacionin e menaxherit Unai Emery në këtë sezonë, i cili preferon mesfushorë të tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo ka bërë që 28 vjeçari të kërkojë largimin nga Parisi, pasi mungesa e lojës do t’ia rrezikonte atij vendin në përfaqësuesen e Argjentinës për botërorin ‘Rusia 2018’, transmeton kp.

Të interesuara për Pastore-n thuhet se janë disa ekipe të njohura si Chelsea, Liverpool dhe Inter, të cilat janë të gatshme të ofrojnë 26 milionë funta.

Sipas Tuttosport, nëse argjentinasi dëshiron rikthimin në Itali, atëherë Emery do kërkonte nga Interi mesfushorin Joao Mario si pjesë të marrëveshjes.