Boksieri bullgar, Kurbat Pulev është detyruar që të tërhiqet nga dueli me Anthony Joshuan shkaku i një lëndimi të pësuar.
Kampioni i botës ka gjetur menjëherë rivalin tjetër me të cilin do të ndeshet në kryeqytetin e Uellsit, Kardif.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet fjalë për Carlos Takam, 36-vjeçarin nga Kameruni, që ka një karrierë përplot suksese të ngjashme me Pulevin, transmeton KosovaPress.
Takam ka të zhvilluar 39 meçe, duke fituar 35 prej tyre. Ai numëron edhe tri humbje dhe një barazim.
Dueli mes Joshua dhe Takam do të zhvillohet më datën 28 tetor në Kardif, ku thuhet se janë shitur afro 70 mijë bileta.