Erkut Sogut, agjenti i mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil, ka thënë se bisedimet për kontratë të re janë duke ecur pozitivisht.
Kontrata e reprezentuesit gjerman me klubin e Emiratesit skadon në fund të sezonit, ndërsa tashmë kanë nisur raportimet se futbollisti ka hyrë në bisedime me disa klube.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mesut është i lumtur që ka dëgjuar për interesimin e Beshiktashit, por akoma s’ka pasur oferta për ne. Edhe nëse kjo ndodhë, ai dëshiron të luajë në Premier Ligë për të paktën edhe dy apo tri vjet më shumë. Bisedimet me Arsenalin po vazhdojnë dhe jemi në drejtim pozitiv”, ka thënë Sogut për “Fanatik”.
Ozil, që ka pasur problem me lëndime, sivjet ka pasur vetëm pesë paraqitje për Arsenalin.