I zgjedhur së fundi në draftin e NBA-së nga Chicago Bulls, Lauri Markkanen ka fanellën me numër 23 te përfaqësuesja e Finlandës.
Simbolizmi është goditës dhe sugjeron një homazh për Michael Jordanin, legjendën e pensionuar të Bullsave, përcjell sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Në ndeshjen time të parë me përfaqësuese më dhanë këtë numër", thotë Markkanen duke qeshur. "Këtë numër nuk mund ta kem te Chicago (numri që e mbante Jordan është i pensionuar). Ai është një lojtar tek i cili kam shikuar. Ndonëse nuk kam parë ndeshjet e tij, kam shikuar shumë xhirime".
Numri i fanellës së Markkanenit mund të jetë vetëm koincidencë, mirëpo shpërthimi i tij i vonshëm në befasinë e madhe të Finlandës ndaj fuqisë botërore, Francës, në xhiron e parë të Eurobasket 2017 të enjten, të ngjallë kujtime të Jordanit.
Para një tifozërie rekorde në Finlandë prej 12.167 tifozësh, Markkanen arriti të kalonte një start jo të mirë, duke u aktivizuar nga bankina për të ndihmuar në rikthimin e Finlandës dhe të krijojë një befasi të madhe brenda "Helsinki Arena"...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.