Basketbolli është shpikur në vitin 1891 nga James Naismith, një mësues i kulturës fizike në kolegjin Springfield të Massachsettsit në SHBA.
I pyetur për të shpikur një lojë në ambient të mbyllur për të mbajtur të zënë nxënësit zhurmëmadh, Naismith vendosi 13 rregulla për sportin e tij të ri, që së shpejti u shpërnda nëpër Amerikë të Veriut dhe më pas nëpër botë, shkruan “Olympic.org”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBasketbolli bëri paraqitjen e parë në programin olimpik si sport demonstrues në “St Louis 1904”, ndonëse vetëm në Lojërat Olimpike të vitit 1936 në Berlin u përfshi plotësisht në program olimpik dhe e ka mbajtur këtë status që nga atëherë.
Sipas raportimeve zyrtare të Lojërave Olimpike të Berlinit të vitit 1936, vendimi për të organizuar turneun e parë olimpik të basketbollit në ambient të hapur ishte marrë nga Federata Botërore e Basketbollit (FIBA), që ishte themeluar katër vjet më herët.
Komiteti Organizues i “Berlin 1936”, zgjodhi stadiumin e tenisit si arenë për këtë garë, ku u luajt në fushë me argjilë. Për arsyet që së shpejti u bënë të qarta, ishte hera e parë dhe e fundit që turneu olimpik i basketbollit u mbajt në ambient të hapur.
Skuadra e basketbollit e SHBA-së në Berlin kishte për kapiten Billy Wheatleyn. Gati gjysmë shekulli më vonë, atij i ishte kërkuar të ndante kujtimet për turneun e parë olimpik të basketbollit, nga Komiteti Organizues i Lojërave Olimpike “Los Angeles 1984”.
“Topi ishte shumë më i madh dhe më i rëndë sesa ata që janë sot, dhe ishte një e çarë në njërën anë ku vendosej bërthama e topit. Pavarësisht se sa mirë e qepje atë pjesë, nuk kishte mënyrë për të bërë topin plotësisht të rrumbullakët”, kishte deklaruar Wheatley.
“Kjo, plus fusha e baltosur, e bënte gati të pamundur të dribloje, edhe kur fusha ishte e terur. Shumicën e kohës ne pasonim topin dhe me përjashtim të shënimeve në depërtim, ne gjuanim me dy duar, gjë që bënin të gjithë në atë kohë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.