Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, sot janë certifikuar 21 trajnerë të volejbollit, të cilët për pesë ditë vijuan trajnimin e mbajtur në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit.
Përmes një kumtese për media, u bë e ditur se trajnerët patën rastin të mësojnë në teori dhe praktikë nga eksperti ndërkombëtar i Federatës Ndërkombëtare të Volejbollit, rumuni Dan Ilie Girleanu. Ai ligjëroi kryesisht për grupmosha të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ndarjen e certifikatave, të pranishëm ishin drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani sekretari i përgjithshëm Shasivar Haxhijaj dhe kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, të cilët bashkë me ligjëruesin ndanë certifikatat.
“Kemi pasur pesë ditë pune të vështira nga tetë orë në ditë. Jam i kënaqur me numrin e pjesëmarrësve, moshën e tyre dhe me ato që kanë mësuar. Po të ekzistonte ndonjë diplomë gjenerale do t’jua ndaja sot, pasi ata kanë njohuri të mjaftueshme për volejbollin. Volejbolli juaj është në duar të sigurta”, tha Girleanu.
Për qëllimin e organizimit të këtij trajnimi, që është vazhdimësi e trajnimit të administratorëve të sportit të organizuara nga KOK-u, folën Besim Hasani, i cili edhe uroi trajnerët për certifikimin dhe kryetari i FVK-s, Abedin Ibrahimi.
Trajnimet për trajnerë mbështetën nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, derisa javën e kaluar u mbajt trajnimi i boksit. Deri në fund të vitit do të organizohen edhe nëntë trajnime të tjera.