Kompania që kujdeset për Neymarin ka konfirmuar se do të ngrihet një padi ndaj Barcelonës lidhur me bonuset e papaguara të ish-lojtarit të tyre.
Barcelona ka refuzuar të paguajë 26 milionë euro bonuse të përfshira në kontratën të cilën Neymari e nënshkroi në vitin 2016, derisa braziliani po përballet me padi nga Barça për shkelje të kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNN Consultoria ka njoftuar se do të vazhdojë luftën për bonuset e Neymarit përmes gjykatës pasi kompania e ka quajtur “befasi” qëndrimin e Barçës për këtë çështje.
“Na takon që të sqarojmë se Neymari dhe avokatët e tij janë në dijeni me deklaratën e publikuar nga Barcelona”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
“Duhet të sqarojmë se jemi të befasuar pasi lojtari ka përmbushur kontratën e tij me depozitën e plotë që ka paguar për largimin e tij”, ka njoftuar kjo kompani.
“Lidhur me bonuset e kontratës së vitit 2016, që nuk janë paguar nga Barcelona, na takon neve që të konfirmojmë se lojtari ka nisur procedurë ligjore për të ardhurat që i takojnë”.