Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona identifikon zëvendësuesin e Neymarit

Barcelona tashmë është vënë në aksion për të gjetur zëvendësuesin e Neymarit, në rast të largimit të yllit brazilian nga Camp Nou.

Mundo Deportivo raporton se Barcelona dëshiron yllin e Juventusit, Paulo Dybala, në rast të largimit të Neymarit drejt PSG-së, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dybala ka qenë në një formë të shkëlqyer në dy sezonet e tij me Juventusin, duke qenë një nga yjet kryesor të skuadrës, që fitoi titullin, dhe arriti finalen e Ligës së Kampionëve.

Neymari mund të bëhet lojtari më i shtrejntë në botë nëse transferohet te PSG-ja, që është i gatshëm të paguajë deri 200 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij.