Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur pas ndeshjes me Deportivo La Corunan për situatën e fundit të sulmuesit Fernando Torres që pësoi goditje të rëndë duke mbetur pa vetëdije në fushë.
Torres u përplas me një futbollist të Deportivos duke alarmuar ekipin mjekësor që menjëherë e dërgoi në spital, ku më pas është mësuar se ka pasur tronditje në tru, por është jashtë rrezikut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai është i vetëdijshëm. Ka pësuar traumë. Jemi të shqetësuar për goditjen që mori.Nuk ishte lëvizje e mirë, por këto gjëra fatkeqësisht ndodhin në ndeshje. Shpresojmë për më të mirën për Fernando Torresin”, ka thënë pas ndeshjes ai.
Dy ekipet ndanë pikët pasi barazuan me rezultat 1 me 1.