Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për katër vjet, Lisi është rritur shumë

Si një lojtar i ri dhe i panjohur, Lis Shoshi është larguar nga Kosova në vitin 2013. Ai është kthyer këtë javë, por jo tashmë si i panjohur, shkruan sot Koha Ditore.

Është kthyer për t'iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës në basketboll dhe me pritjet që të jetë njëri prej lojtarëve kryesor të saj,

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për katër vite ka qëndruar në SHBA ku i është "nënshtruar" një transformimi të madh. Pos që fizikisht është zhvilluar ndjeshëm, Shoshi edhe si basketbollist tash është i një niveli krejt tjetër - dukshëm më të lartë.

"Lisi i vitit 2013 dhe Lisi i vitit 2017 vetëm emrin e kanë të njëjtë", ka thënë Shoshi, të premten, për gazetën. Ai e ka kaluar ditën në rrethin familjar në Pejë para se të bashkohet me përfaqësuesen të dielën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.