Real Madridi është i gatshëm të shesë yllin e vet Gareth Bale, për të krijuar hapësirë për yllin e Monacos, Kylian Mbappe, raporton Telefoot.
Sipas këtyre raporteve thuhet se presidenti i Realit, Florentino Perez është takuar në Paris me familjen e Mbappes, gjatë miqësores ndërmjet Francës dhe Anglisë për të diskutuar për interesimin e klubit për sulmuesin francez, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbappe ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por po kërkohet me ngulm nga disa skuadra në Evropë.
Në anën tjetër Gareth Bale është i lidhur me një rikthim në Premier Ligë, me Manchester Unitedin njëra nga klubet që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.