Mesfushori turk i ka hapur vetes probleme në prag të ndeshjes kualifikuese me Kosovën.
Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet të dielën me Turqinë në Shkodër në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMirëpo te skuadra kundërshtare gjërat nuk janë duke shkuar në mënyrën më të mirë, transmeton KosovaPress.
Pas ndeshjes miqësore me Maqedoninë të hënën teksa skuadra ndodhej në aeroplan për t’u kthyer në Turqi ka ndodhur një incident.
Arda Turan ka pasur një debat të nxehtë me gazetarin sportiv të përditshmes Milliyet, Bilal Mese. Futbollisti i Barcelonës madje i ka vënë duart në fyt. Mediat turke zbulojnë se lojtari është mbajtur nga personat e pranishëm, teksa po ushtronte dhunë ndaj gazetarit.
Kjo përleshje është shoqëruar me debate të shumta në Turqi, teksa cilësohet si e papranueshme që një lojtar profesionit të bëjë një veprim të tillë.
Tensionet mes Ardas dhe gazetarit në fjalë kishin nisur një vit më parë, më saktësisht gjatë Kampionatit Evropian në Francë, ku ky i fundit kishte raportuar se disa futbollistë kanë pranuar premi të majme dhe një ndër ta ka qenë edhe Arda.