Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kremtja e 89-shit rrezikon të bëhet pa lojtarin e 12-të

Festa e grupit të tifozëve mitrovicas "Torcida" ishte e madhe më 2010, kur klubi i futbollit Trepça u shpall kampion. Por e njëjta gjë nuk pritet të jetë edhe më 27 maj, kur Trepça '89 do ta festojë në stadiumin e vet "Riza Lushta" titullin e kampionit, të parin në histori, të cilin e siguroi të martën pas fitores ndaj Besës 2:1, në Pejë.

Në festën e paralajmëruar pas ndeshjes me Ferronikelin, që është edhe e fundit për këtë edicion, do të mungojë "Torcida", grup që deri vonë përkrahte dy skuadrat e qytetit të Mitrovicës, por së fundi ia ka kthyer shpinën 89-shit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i klubit Trepça '89, Abedin Zeka, pranon ndarjen me "Torcidën" dhe ai fton qytetarët mitrovicas që këtë festë ta bëjnë madhështore. Ai i vë faj “Torcidës” për këtë situatë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.