Klubi anglez është në kërkim të një futbollisti me përvojë në fazën e mbrojtjes.
Chelsea është vënë në kërkim të mbrojtësit të krahut të djathtë të Juventusit, Dani Alves, i cili ka treguar paraqitje të mira me ‘Zonjën e Vjetër’ në vitin e tij të parë në Itali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKlubi londinez është afër që ta fitojë titullin e kampionit në Premier Ligë dhe është duke planifikuar që tani për përforcimet e sezonit të ardhshëm, transmeton kp.
Trajneri italian Antonio Conte ka kërkuar blerjen e një lojtari me eksperiencë në mbrojtje për sezonin e tij të dytë në Stamford Bridge, teksa do të luajë dhe në Ligën e Kampionëve.
Brazilianit do t’i mbetet edhe një vit në kontratën e tij pas u transferua nga Barcelona si futbollist i lirë. Shifra e transferimit nuk do të jetë e lartë, duke u nisur edhe nga fakti që Alves sapo ka mbushur 34 vite.