Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Markle largohet nga rrjetet sociale

Meghan Markle kohëve të fundit është bërë e famshme pasi është fejuar me Princin Harry të Britanisë së Madhe, dhe tani, mund të duket si befasi paksa, të gjitha llogaritë e saj në mediat sociale janë zhdukur pa asnjë gjurmë.

Në një farë mënyrë, kjo ka kuptim, transmeton Koha.net. Nëse hyni në profilin e dikurshëm të Instagramit të Meghanit, i cili ishte i mbushur me fotografi të qenve të ndryshëm, tani nuk ka asgjë në të. E njëjta gjë vlen edhe për llogarinë e saj në Twitter.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, ndoshta do ta shohim Marklen së shpejti përsëri në mediat sociale sepse ekziston një llogari zyrtare mbretërore, për ata që nuk e kanë ditur.

Kensington Palace ka kanalin e vet të veçantë social, i cili është përdorur muajin e kaluar për të shpërndarë fotografitë zyrtare të fejesës së Meghanit me Princin Harry.