Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Papa Frençesku merr dhuratë një Lamborghini, e hedh në ankand për bamirësi

Papa Françesku u bë pronar i një veture të re speciale Lamborghini Huracan, që e mori dhuratë nga ekzekutivi i kompanisë së madhe italiane. Megjithatë, ai ka vendosur menjëherë ta shesë përmes ankandin për bamirësi.

Huracani special me vijë të artë u prezantua para Papa Françeskut të mërkurën në rezidencën e tij në Vatikan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani vetura do të dalë në ankandin e “Sotheby” dhe paratë e fituara do të shkojnë për tri qëllime humanitare: Rregullimi i fshatit në Nineveh Plain në Irak, asistim të viktimave të trafikimit dhe vullnetarëve në Afrikë.

Modeli bazë i Huracanit, që kushton 250 mijë dollarë, debutoi në mars të vitit 2014 në Gjeneva Auto Show. Ai ka motor me 610 kuajfuqi dhe sistem që tërheqë me katër rrotat. Ishte emëruar “Supervetura e Vitit” nga “Top Gear”.