Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Avioni privat më luksoz e më i madh në botë

Në pistë mund të duket vetëm sikurse avionët e tjerë komercialë, por nga brenda është krejtësisht ndryshe, super luksoz e me hapësira të mëdha, që e mund edhe avionin privat të Donald Trump e edhe atë presidencial, transmeton koha.net.

Avioni Dreamliner B787 Dreamjet, ndryshe quhet ‘VVIP’ me dy ‘V’ për shkak të ekskluzivitetit dhe është zyrtarisht avioni më i madh privat në botë, e që kushton 271 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky avion u prezantua në aeroportin e Londrës Stansted, për të shënuar nisjen e prodhimit të avionëve me porosi nga Deer Jet.

Ata që dëshirojnë të hipin në Dreamjet duhet të marrin me qira të gjithë avionin, dhe nuk është e mundur që të merret vetëm një ulëse ndërsa një orë të vetme kushton rreth 24 mijë euro, që do të thotë një udhëtim nga Londra për të New York do të kushtonte 188 mijë euro.

Derisa një avion standard Boeing 787 mund të bartë maksimalisht 335 pasagjerë, Dreamjet ka një kapacitet të limituar për vetëm 30 persona.

{gallery}