Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mitrovica tenton ta kthejë identitetin e rokut

Drejtori i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fidan Ademi, ka pritur të martën në një takim anëtarët e rinj të 3 grupeve të rokut në Mitrovicë, Ilda Krama, Tringa Sadiku, Luan Çeliku, Egzon Mustafa, Qendrim Dakaj, të cilët ishin të shoqëruar me përfaqësuesin e tyre Gëzim Koshin, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me mbështetjen që Drejtoria e Kulturës t’iu ofrojë këtyre bendeve muzikore, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ademi iu dha atyre lëvdata të mëdha me shpresën se sukseset e tyre nuk do të jenë vetëm lokale po që do të depërtojnë edhe më gjerë . Përfaqësuesi Koshi, citoj se këta të rinj deri më tani kanë treguar talentin e tyre në shumë festivale të ndryshme, dhe është i kënaqur për këtë iniciativë që e ka shfaq për ta rikthyer sërish identitetin për rokun në Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.

“Ky është hapi i parë që DKRS-ja po tenton ta rikthejë identitetin e rokut në Mitrovicë. Nuk do të ndalemi vetëm me kaq por do të tentojmë ta zgjerojmë edhe më gjerë këtë iniciativë duke i përkrahur dhe motivuar të rinjtë tanë për ta rikthyer rokun sërish këtu”, është shprehur Ademi.

Vlen të theksohet se kjo drejtori do t’iu ndihmon këtyre 3 bendeve muzikore, duke i sponsorizuar ata me nga dy këngë në studio profesionale.