Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Aktivizmi - diferencë nga masa pa formë


Ismet Kryeziu filloi angazhimin në shoqërinë civile në vitin 2001, kur ai iu bashkëngjit programit të forumit qytetar të National Democratic Institute - NDI.

Pas përfundimit të programit për qytetarë, Kryeziu në bashkëpunim me kolegët e tij vendosën të krijonin një OJQ vendëse të njohur sot si Instituti Demokratik i Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Në vitin 2006 u zgjodh drejtor ekzekutiv i KDI-së, pozitë në të cilën vazhdon të shërbejë edhe në ditët e sotme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeziu ka përvojë të gjerë në zgjedhje, punë të ndryshme me Kuvendin e Kosovës, luftën kundër korrupsionit, qeverisjen lokale dhe barazinë gjinore. Përveç pozitës së tij si drejtor ekzekutiv i KDI-së, që nga viti 2009 udhëheq koalicionin e OJQ-ve të njohur si “Demokracia në veprim”, i cili përfshin mbi 100 OJQ dhe ka trajnuar mbi 10.000 vullnetarë si vëzhgues të zgjedhjeve.

DNV-ja vëzhgoi proceset zgjedhore të viteve 2009, 2010, 2013 dhe 2014. Përveç udhëheqjes në organizimin e koalicioneve të OJQ-ve vendëse, KDI-ja u bë pjesë e koalicioneve evropiane dhe globale të tilla si Rrjeti Evropian i Organizatave për Monitorimin e Zgjedhjeve - ENEMO dhe u bë degë e “Transparency International” në Kosovë.

Kryeziu është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Aktivizmin e kuptoj si diferencë nga masa pa formë. Ky koncept i të menduarit ka qenë inspirim i aktivizmit tim që nga mosha studentore, por kryesisht nga viti 2000, duke besuar se mundem dhe duhet të jem aktiv në jetën publike përmes organizimit në sektorin joqeveritar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.