Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Palinë” me protestë tingujsh për dramën e së kaluarës

Prishtinë, 25 maj - Nata e fundit e beqarisë së një vajze, në traditën shqiptare, është përcjellë me këngë vajtuese duke ia kujtuar se do të shkojë në një shtëpi të huaj. Aty ka qenë edhe porosia se duhet ta mbajë kokën ulur, shkruan sot Koha Ditore.

Nusja, në këto këngë trajtohet herë si mall që i shitet një familjeje e herë si dhuratë. Zakonisht këto këngë përcillen nën ritmin e dajres. Të tilla, me pak dallime, këndohen ende nëpër rajone të ndryshme të Kosovës. S’janë të panjohura për një pjesë të mirë të kosovarëve. Por pesë prej tyre vijnë krejt ndryshe në versionin që Fatime Kosumi – Andrra i shpalosi në një koncert të martën mbrëma. Tekstet gërshetohen me një zhanër krejt tjetër muzikor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në thelb përcillen me ritme elektronike, por që gërshetohen më pas edhe me bateri, instrumente harkore e frymorë. Me violinë, saksofon, e fyell krijohet një lloj melodie që në njëfarë forme u përshtatet këngëve origjinale, por që ritmet elektronike i japin një qasje krejt tjetër: më perëndimore. Kështu bashkëdyzohen dy kultura krejtësisht të ndryshme, por pa e humbur asnjëherë mundësinë që rrëfimi i këngëve të vijë i plotë.

Krahas vokalit, kjo mundësohet edhe përmes dramaticitetit dhe errësirës që sjellin ritmet e kompozuara, veçanërisht për këto këngë. “Palinë”, “Shkrepi dielli”, “Kalle Llamen”, “Moj nano” dhe “Kur dola te porta”, janë pesë këngët, pjesë e projektit të fundit të Kosumit. Në bashkëpunim me muzikantë gjermanë, ajo promovoi për herë të parë EP-në e saj të fundit që e ka quajtur “Palinë” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni