Mosrespektimi i shenjave të komunikacionit dhe tejkalimi i shpejtësisë kanë ndikuar dukshëm në rritjen e numrit të aksidenteve me fatalitet, raporton KTV.
24 orët e fundit janë shënuar 36 aksidente në trafik, në të cilat 5 persona kanë vdekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo134 persona, gjatë këtij viti, kanë vdekur, derisa shumë të tjerë kanë përfunduar edhe me lëndime të rënda trupore.
Krahasuar me vitin paraprak, kjo shifër është më e lartë.
Rexhepi thotë se si pasojë e ndryshimeve klimatike, ky numër është rritur ndërsa shkaktari kryesor vazhdon të jetë faktori njeri. Pavarësisht një plani më intensiv, të cilin po e zbatojnë njësitet e trafikut në gjithë vendin, gjendja mbetet e njëjtë.
Rreth 400 mijë gjoba ka shqiptuar brenda këtij viti Policia e Kosovës.