Mbrëmë në rrugën “William Woker” në Prizren, është arrestuar një mashkull për vrasje në tentativë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull k/shqiptar pasi që kishte shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të viktimës mashkull k/shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktima ka marrë lëndime trupore me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pushkë gjuetie me 19 fishekë dhe dy gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.