Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre shtetas të Kosovës arrestohen në Tetovë

Të mërkurën mbrëma në mesnatë janë arrestuar tre shtetas të Kosovës për shkak se nuk kanë pasur dokumente të identifikimit dhe as të rregulluar qëndrimin. Bëhet fjalë për J.A, (20), R.S (23) dhe A.S (21.

Sipas raportimit të INA-s, që të tre kanë qenë të dehur dhe të lënduar. Sipas tyre ata i kanë marrë gjatë një zënke në një lokal në Tetovë. Pas arrestimit dhe mbajtjes, ata sot janë dërguar në Njësinë për Kriminalitet Ndërkufitar, Riatdhesim dhe të Huaj, ndërkohë janë marrë masa dhe aktivitetet për zbardhjen e tërë ngjarjes, se me cilët persona ata janë rrahur para arrestimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo