Kronikë

Plaçkitja i ndodhi kompanisë së transportit të të hollave, jo ProCreditit

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun në bankën ProCredit, përmes një kumtese për media ka sqaruar se ngjarja e sotme e plaçkitjes, nuk ka ndodhur në degën e bankës ProCredit në Lakrishte.

Kjo plaçkitje, i ka ndodhur kompanisë së transportit të të hollave në afërsi të lokacionit të lartshënuar.

“ProCredit Bank siguron klientët se nuk kanë nevojë të shqetësohen pasi që të gjitha mjetet e bankës janë të siguruara bazuar në legjislacionin në fuqi në Kosovë”, thuhet në njoftim.