Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

12 asistentë e studentë të UP-së dënohen me burg e gjoba për ryshfet

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka shqiptuar sot dënimet grupit të asistentëve e studentëve, të cilët gjatë viteve 2009 dhe 2012 kishin dhënë dhe marrë ryshfet për regjistrime të jashtëligjshme në UP dhe kalimin e provimeve në Fakultetin e Mjekësisë. Dënimet, siç raporton KTV, shkojnë nga 2 vjet e 8 muaj deri në 3 muaj burgim, ndërsa gjykata ka shqiptuar edhe gjoba, që shkojnë deri në 10 mijë euro.

Esat Belajt për veprat penale “marrja e ryshfetit”, “ushtrim i ndikimit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, pra për 8 vepra penale, i është shqiptuar dënimi unik 2 vjet e 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë, Arian Janova, për ushtrim të ndikimit, u dënua më 8 muaj burgim, Gazmend Maliqaj për veprën penale “ushtrim i ndikimit”, po ashtu më 8 muaj burgim dhe gjobë 5000 euro, Mevledun Beqiri për veprën penale “ushtrim i ndikimit” - 8 muaj burgim, Kemajl Gashi - 7 muaj burgim e 1500 euro gjobë, Kushtrim Morina –për “ndihmë” dhe “ushtrim të ndikimit” - 7 muaj burgim, Arton Hoti, për veprat penale “ndihmë” dhe “ushtrim i ndikimit” - 7 muaj burgim dhe gjobë 4000 euro, Muhamed Maliqi, për veprën penale marrje ryshfet - 7 muaj burgim, Albion Haxhijaha, për veprën penale marrje ryshfeti - 8 muaj burgim, Leonard Bytyçi për veprën penale marrje ryshfet - 8 muaj burgim, Shaqir Reçica për “dhënie të ryshfetit” 3 muaj burgim, ose me pëlqim të tij të zëvendësohet me gjobë, dhe Amonda Orllati, për “dhënie të ryshfetit” - 3 muaj burgim ose me pëlqim të tij të zëvendësohet me gjobë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, asistentë e studentë gjatë viteve 2009 dhe 2012 kishin dhënë dhe marrë ryshfet për regjistrime të jashtëligjshme në UP dhe kalimin e provimeve në Fakultetin e Mjekësisë.