Kronikë

Arrestohet anëtari i Komisionit në Korçë pasi votoi dy herë

Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar është arrestuar në flagrancë shtetasi A. R., 24 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke qenë me detyrë anëtar Komisioni në qendrën e votimit nr 3736, në fshatin Barç-Korçë ka votuar dy herë, duke u evidentuar në regjistrin e veçantë të zgjedhësve.

Por gjithashtu ka votuar edhe duke u regjistruar në regjistrin e zgjedhësve, në qendrën e votimit me nr 3736/1 të fshatit Barç.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme, neni 327/a i Kodit Penal.