Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

71 nxënës dhe studentë përfitues të bursave që ndanë Komuna e Obiliqit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Agim Spahiu, bënë shpërndarjen e bursave për studentë dhe nxënës të shkollës së mesme profesionale – teknike “Ismail Dumoshi”, transmeton Koha.net.

Numri i studentëve përfitues të bursave ishte 50, ndërsa numri i nxënësve të shkollës mesme profesionale, ishte 21.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari Xhafer Gashi i uroi studentët dhe nxënësit për suksesin e arritur. Ai, në fjalën e tij gjithashtu tha se ligji për Obiliqin në të ardhmen do të krijoi shumë mundësi.

Presim nga studentët dhe nxënësit që të arrijnë suksese kulminante dhe në të ardhmen të bëhen udhëheqës të vendit.