Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asnjë kompani e kontraktuar për eliminimin e deponive ilegale në Lipjan

Deri në këtë muaj, Komuna e Lipjanit nuk ka kontraktuar asnjë kompani për eliminimin e deponive ilegale.

Drejtoria për Shërbime Publike në Lipjan është duke e hartuar një plan veprimi, me të cilin në mot parashihet kontraktimi i një kompanie të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me telashe të mbeturinave më së shumti po përballen banorët e fshatrave më të mëdha si: Gadime, Ribar i Madh, Shalë, madje edhe banorët e lagjes së re në Lipjan.

Ndërkohë, gjatë periudhës së fundit kohore qytetarët kanë deponuar dhjetëra kërkesa dhe ankesa në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Lipjan, të cilat nuk janë shqyrtuar asnjëherë

Valzim Mziu menaxher i projekteve në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Lipjan beson se do ta gjendet një formë për largimin e deponive të mbeturinave. Ato më së shumti po bëhen në fshatin Shalë, Gadime, Baincë, Ribar etj, ka thënë Mziu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.