Në muajin shtator është pritur të funksionalizohet dhe të nisë punën Këshilli lokal për punësim, i cili do ta ketë si synim punësimin më të lehtë të nxënësve të shkollave profesionale pas përfundimit të shkollës.
Konkretisht këshilli do të ndihmojë arsimin dhe aftësimi profesional, si dhe do të ndërmjetësojë mes shkollave dhe ndërmarrjeve për punësim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomuna e Pejës është e para në vend me këtë këshill, që ka si model një këshill të ngjashëm në Austri dhe që do të bashkëpunojë edhe me qendrën e punësimit dhe qendrën e aftësimit profesional, por ai ende nuk është funksionalizuar me fillimin edhe të vitit shkollor, siç ishte synuar verës kur edhe është miratuar në Kuvendin Komunal.
Themelimi i këtij këshilli ka dalë si një prej iniciativave të programit SEED (Support Education and Employment Development), i cili mbështetët nga dy organizatat austriake, ADA dhe Volkshilfe Solidaritet, dhe i cili në Kosovë zbatohet prej OJQ “Syri i Vizionit” nga Peja.
Projekti ka për qëllim zhvillimin dhe ky këshill është hapi i parë i tij. Kjo OJQ ka qenë edhe iniciator e procesit për themelimin e këtij këshilli, e cila ka për detyrë funksionalizimin e këtij këshilli, përfshirë takimet, trajnimet dhe hartimin e strategjisë për burime njerëzore, si dhe hartimin e planit për punësim.
“Këshilli ende nuk ka nisur punën sepse jemi duke pritur konstituivin e legjislacionit të ri të Kuvendit Komunal të Pejës. Ngase ideja ka qenë që ftesa për takimin e parë të grupit të shkojë përmes kryesuesit të Kuvendit”, tregon Dukagjin Nishiqi nga OJQ “Syri i Vizionit”, arsyen pse ende nuk ka nisur punë ky këshill... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.