Dy nxënës të shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Godanc të Shtimes kanë shqelmuar dhe përplasur për tavani karriget e klasës së tyre, raporton Koha.net.
Në dy video të publikuara në rrjetin social “Snapchat” shihet një djalë derisa fillimisht përplas për tavani një karrige ndërsa pak sekonda më vonë ai shqelmon një tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë videon e dytë shihet në nxënëse e cila e hedh karrigen dhe gati sa nuk godet disa shoqe të saj që qëndronin në klasë.
Kjo nuk është hera e parë që nxënësit shkatërrojnë bankat dhe karriget nëpër shkolla. Pak muaj më parë në internet u publikua një video në të cilën shiheshin nxënësit e një shkolle në Lipjan duke përplasur karriget dhe bankat.