Komuna e Ferizajt nuk ka plan veprimi për trajtimin e qenve endacakë.
Gjatë periudhës së fundit qytetarët e Ferizajt kanë deponuar dhjetëra kërkesa në Komunë për trajtimin e qenve endacakë, mirëpo deri tashti nuk janë shqyrtuar ato, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBesnik Zejnullahu, banor në rrugën “Reçaku” në Ferizaj, ka thënë se Drejtoria e bujqësisë dhe pylltarisë nuk po i shqyrton ankesat zyrtare lidhur me këtë çështje.
“Qentë endacakë po sillen rrugëve të qytetit e sidomos frekuentimi i tyre është më i madh nëpër deponi të mbeturinave dhe afër kontejnerëve përderisa nuk po pastrohen me rregull nga kompania përgjegjëse. Komuna duhet të angazhohet për trajtimin e qenve endacakë para se të ndodhë ndonjë fatkeqësi siç ka ndodhur në vitet e kaluara, andaj sugjerojmë Drejtorinë e bujqësisë ta hartojë një plan veprimi për këtë çështje”, ka thënë Zejnullahu. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)