Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK) nuk ka mjete të mjaftueshme për ta përfunduar Kompleksin e Dëshmorëve të Llapit në fshatin Penuhë të Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas drejtorit për financa dhe shërbime të përgjithshme, Adnan Elshani, atyre u mungojnë mjetet për zhvarrimin dhe rivarrimin e 186 dëshmorëve të kësaj komune. Ky kompleks që kishte filluar të ndërtohej pak vjet pas luftës së fundit kishte filluar të shkatërrohej për shkak të mosmirëmbajtjes së tij nga askush. Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, pas marrjes në menaxhim të tij, i është dashur të shpenzojë qindra mijëra euro për t’i riparuar ato dëme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori Elshani ka thënë se deri tash në këtë kompleks kanë punuar në meremetimin dhe riparimin e dëmeve të punimeve të mëhershme.
(Më shumë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.