Kryetari Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinë (LSV) Nenad Çanak ka përkujtuar sot se para 30 vjetësh pushtetin në Serbi e kishte marrë Slobodan Milosheviq dhe ka shtuar se Vojvodina ka qenë viktima e parë e politikës fatale e kriminale të Milosheviqit.
“Pasi që hipi në pushtetin e Beogradit, për më pak se një vit, veprën e vet të përgjakshme, politikën e vet të dhunës dhe shkatërrimin e Jugosllavisë, Milosheviq e filloi me shuarjen e autonomisë së Vojvodinës. Për këtë arsye me të drejtë pohojmë se Vojvodina ka qenë viktima e parë e politikës fatale që fitoi para 30 vjetësh në Konferencën e Tetë”, ka thënë Çanak në kumtesën që përcjell FoNet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se LSV nuk do të pajtohet me faktin se dhuna që fitoi para 30 vjetësh të jetë afatgjatë dhe karakteristikë e shoqërisë dhe ka përfunduar se kjo parti do të vazhdojë së luftuari edhe më kundër dhunës dhe të gjitha pasojave që ajo i solli.