Njëkohësisht me shpalljen e vendimit të presidentit të Shteteve të Amerikës, Donald Trump, u shuan dritat e Mesxhidi Aksasë, që gjendet në Jerusalemin Lindor, të pushtuar nga Izraeli.
Në të njëjtën kohë, pas disa minutash u shuan edhe dritat e pemës së Krishtlindjes në sheshin e Kishës Mehd, që nga të krishterët besohet se ka lindur Jezusi Krishti në qytetin Betlehem (Beytullahim).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë 5 qershor 1967 Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor dhe në vitin 1980 në mënyrë të njëanshme e shpalli lindjen dhe perëndimin e qytetit si “kryeqytet i bashkuar”.
Në vendimin me numër 478 të marrë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1980, aneksimi nga ana e Izraelit dhe shpallja e kryeqytetit u quajt i pavlefshëm.
Në kuadër të vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shoqëria ndërkombëtare e pranon Jerusalemin Lindor si të pushtuar.
Të gjitha vendet që njohin udhëheqjen e Izraelit i kanë ambasadat në Tel-Aviv. Asnjë vend nuk e pranonte Jerusalemin ose lindjen dhe perëndimin e tij si kryeqytet të Izraelit.