Ankaraja ndalon të gjitha aktivitet e homoseksualëve: Mund të sulmohen nga qytetarët!
Për arsye sigurie, kryeqyteti turk, Ankaraja, ka ndaluar të gjitha festat, shfaqjet, forumet dhe ekspozitat homoseksuale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyra e guvernatorit tha të dielën se donte të mbronte rendin dhe ndjeshmërinë publike.
Vendimi erdhi pasi javën e kaluar, u ndalua një festival i filmave homoseksualë në gjuhën gjermane , gjithashtu për shkak të sigurisë dhe frikës së sulmeve terroriste por edhe qytetare.
Në Turqi homoseksualiteti është i ligjshëm, por aktivistët thonë se homofobia mes qytetarëve turq është e ‘shfrenuar’.
“Nga e shtuna deri në njoftime të mëtejshëm, të gjitha aktivitetet homoseksuale si shfaqjet, panelet, kongreset, ekspozitat , etj .. janë të ndaluara”, tha administrata e qytetit në faqen e saj zyrtare.
Ajo argumenton se aktivitete të tilla në Ankara dhe në krahinën përreth kanë gjasa të “provokojnë reagime të dhunshme nga ana e qytetarëve dhe se janë gjithashtu të rrezikuara nga “terroristët”.