Orhan Pamuk: Nuk mund të jetoj më në Turqi

Orhan Pamuk: Nuk mund të jetoj më në Turqi

16 tetor 2017 15:49

Shkrimtari turk dhe nobelisti Orhan Pamuk deklaroi se për shkak të ndodhive politike që prej kohësh po ndodhin në Turqi, është bërë e pamundur të jetosh më në atë vend. Kështu deklaroi ai në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa”, transmeton alsat.

“E shkatërruan Stambollin tim”, thotë me keqardhje nobelisti. Pamuk flet gjithashtu për ndryshime negative në qytetin e Stambollit në këto 15 vite. “Tanimë është e gabueshme çdo gjë që thua në aspektin politik madje edhe të tregosh nostalgji është një gabim, censura ekziston kudo. “Politikisht nuk mund të jetoj më në Stamboll”, thekson Pamuk.

Sipas tij, Stambolli në këto 15 vite është bërë më i pasur, por ka humbur lirinë. Pamuk prej pak kohësh është larguar nga Stambolli dhe jeton dhe punon në Nju-Jork, ligjëron në Universitetin e Kolumbisë.

Ai shton se është shndërruar në shkrimtar politik, duke vërejtur se ka filluar t’ua ketë lakmi autorëve perëndimor. “Ardhmëria e Turqisë është Perëndimi”, Pamuk është kategorik për këtë, i cili thotë se është rritur me një bindje të tillë.

“Fitova arsim perëndimor, liberal, sekular. Por sot në Stamboll nuk ka liri të shprehjes dhe kjo më shqetëson, më pikëllon dhe më pengon”, përfundon Pamuk në intervistën e dhënë për prestigjiozen italiane.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme