Një aeroplan transportues nga Rusia, Antonov – 124, ka dërguar dy aeroplanë luftarakë MiG-29 në Serbi, një marrëveshje kjo që përfshin dërgimin e gjashtë aeroplanëve, e që mund të rrisë tensionet Lindje – Perëndim në Ballkan.
Aeroplanët u shkarkuan në aeroportin ushtarak në periferi të Batajnicës, në Beograd.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAeroplanët MiG ofrohen nga Moska pa pagesë, megjithatë riparimi i tyre dhe renovimi pritet të kushtojë rreth 235 milionë dollarë, transmeton REL.
Katër aeroplanët e tjerë do të arrijnë para 20 tetorit, ku do të ekspozohen në Beograd, gjatë paradës në Ditën e Çlirimit.
Atëherë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, tash president i vendit, pati thënë në mars se Rusia do “t’i dhurojë” Serbisë gjashtë luftarake MiG-29.
Rusia po ashtu do të ofrojë falas edhe 30 tanke T-72 dhe makina për patrullim.