Turqia ka ndërtuar disa fabrika në Serbi

Turqia ka ndërtuar disa fabrika në Serbi

20 shtator 2017 21:56

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se është i lumtur që sivjet, dhe shumë shpejt, për herë të tretë do të takohet me kryetarin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, transmeton Koha.net.

Turqia, ka thënë ai, po bëhet partner gjithnjë e më rëndësishëm i Serbisë.

"Mendoj se Erdogan në Serbi vjen brenda një muaji me një ose me dy avionë me përplot biznesmenë. Turqit kanë ndërtuar fabrika në Lebane, Krupnjë,Zhitoragjë, Vladiçin Han. Njerëzit dhe administratat jetojnë nga ato. Jam i lumtur që i kam lutur të vijnë, ka ende mese të tilla ku dëshiroj ta ndihmoj popullatën tonë dhe jam po ashtu i lumtur që po ndërtojmë marrëdhënie të tilla të suksesshme”, citon FoNet të ketë thënë Vuçiq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

besi26/09/2017 14:31

ku jeni politikanet e kosoves a ma mir me than te pllastikes te "republikes", pse te na nuk dini me bo keso fabrika si ne serbi, vlla pi thoni erdoganit, me qiftelija nuk rrnohet e me pallavra o te mjerë, .... po sdi qa pe boj veten nervoz se kujt mi fol, ktyne qe skan tru per ma shum, qu ma mir shko naj ven jeto jeten se veq 1 e ki

Shto koment

Të ngjashme