Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA ka 11 mijë ushtarë në Afganistan

Pentagoni bëri të ditur se në Afganistan janë të vendosur 11,000 ushtarë amerikanë – një numër shumë më i lartë se ai që është pohuar më herët.

Zyrtarët thanë se shifra e re përfshin njësitet e përkohshme dhe të fshehta, si dhe forcat e rregullta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më herët është thënë se në Afganistan ndodhen 8,400 ushtarë amerikanë.

Njoftimi i ri vjen në kohën kur Pentagoni po përgatitet të dërgojë edhe 4,000 trupa në Afganistan, për të ndihmuar luftën kundër talibanëve.

Rritja e numrit të trupave është pjesë e strategjisë së re për Afganistanin, të shpallur javën e kaluar nga presidenti amerikan, Donald Trump.