Botë

“Charlie Hebdo", me fjalinë për Islamin shkakton reagime

Revista franceze e humorit "Charlie Hebdo" në faqen e parë të këtij numri ku në rend të ditës solli sulmin terrorist të realizuar në Spanjë, ka vendosur fjalinë “Islami, feja e përjetshme e paqes” duke e vendosur fotografinë e çastit të sulmit, e cila shkaktoi reagime të shumta, transmeton aa.

Në faqen e parë të revistës e cila u botua sot, u tregua momenti i sulmit me automjet në Barcelonë dhe njerëzit të shtrirë në tokë dhe është vendosur fjalia “Islami, feja e përjetshme e paqes”.

Persona të shumtë reaguan dhe në rrjetet sociale publikuan mesazhe ku dënuan paraqitjen e përbashkët të Islamit dhe të terrorizmit nga revista si dhe atribuimi i sulmeve të DEASH-it te të gjithë myslimanët.

Në mesazhe u theksua se “Duke krijuar ndërlidhje mes Islamit dhe terrorizmit po synohet nxitja e urrejtjes ndaj myslimanëve."

Duke iu rikujtuar revistës se në objektiv të sulmit ishin edhe myslimanët, përdoruesit e rrjeteve sociale thonë se fyerja e fesë Islame nëpërmjet këtij akti i cili nuk miratohet nga 99 për qind e myslimanëve, tregon fytyrën e vërtetë të "Charlie Hebdo".

Në faqen e parë të revistës e cila u botua sot, u tregua momenti i sulmit me automjet në Barcelonë dhe njerëzit të shtrirë në tokë dhe është vendosur fjalia “Islami, feja e përjetshme e paqes”

Satira kundrejt besimit Islam dhe ekstremistëve, është bërë shtylla e stilit të të përjavshmes franceze që është përballur vetë me sulmin terrorist të 7 janarit 2015, që i mori jetën 12 redaktorëve të redaksisë parisiene.